Shtetëzim kabinave private, OSHEE: Janë 13 mijë, por nuk mirëmbahen

20/05/2016 00:00

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë i ka kërkuar Entit Rregullator të miratojë shtetëzimin e të gjitha kabinave elektrike private. Ardian Luarasi, drejtori inxhinierik i OSHEE-së, shpjegoi arsyen e vendimit.

“Ne kemi 25 mijë kabina gjithsej, 13 mijë janë private. Privati nuk i mirëmban fare. Ne nuk na lejohet sepse nuk na lejon ligji. Kur bën një defekt kabina, na lë 13 mijë abonentë pa drita”, deklaroi Luarasi.
 
Edhe bizneset që kërkojnë të lidhen rishtas në rrjetin e energjisë nuk do të lejohen ta bëjnë këtë më në mënyrë private, një rekomandim ky i Bankës Botërore.

Sipas këtij rekomandimi, kabinat dhe rrjetet elektrike do të ndërtohen vetëm nga OSHEE dhe për këtë do të paguhet tarifë. Sipas OSHEE-së, tarifat do të variojnë nga lloji i kabinës që ndërtohet, por edhe gjatësia e linjës.
 
“Ne kemi propozuar çmimet referencë sipas investimeve që bëjmë ne këtu. ERE do i shqyrtojë dhe do të vendosë”, tha drejtori inxhinierik i OSHEE-së.
 
Sipas OSHEE-së, këto ndryshime do të përmirësojnë furnizimin me energji për abonentët dhe thjeshtojnë procedurat për lidhjet në rrjet, një tregues ky ku Shqipëria renditet dobët nga Banka Botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA