Të gjitha pikat doganore mes Shqipërisë dhe Greqisë prej orës 7 të mëngjesit të sotëm janë bllokuar.

Asnjë veprim nuk mund të kryhet për ata që udhëtojnë me autobusë apo automjetet e tyre private.

Kalimi është i hapur vetëm për këmbësorët, ndërkohë që do të lejohen të kalojnë vetëm rastet emergjente.

Kapshtica, Kakavija, Qafë-Bota dhe Tre Urat nuk do të funksionojnë deri në orën 7 të mëngjesit të së dielës.

Kjo ndodh për shkak të një greve të përgjithshme që mbahet në Greqi, e cila do zgjasë 48 orë.

Top Channel