Një i vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Fier-Vlorë kur një furgon mallrash është përplasur me një autobus që transportonte studentë të Universitetit të Vlorës.
Të plagosurit janë që të gjithë studentë të universitetit të cilët u transportuan menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Por ka qenë fatal ky aksident për drejtuesin e furgonit të mallrave që humbi jetën në spital.
Policia po heton për ngjarjen që duket se është shkaktuar nga kombinimi i disa faktorëve që nga shpejtësia, mosmbajtja e krahut të lëvizjes dhe moti me shi.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa studentët e tjerë janë transportuar me mjete të tjera pasi janë kontrolluar nëse kanë patur dëme.
Top Channel