Pranga për furrat e gëlqeres
19/05/2016 00:00
Rindezja e furrave që prodhojnë gëlqere duke djegur goma automjetesh ka çuar në pranga 3 persona nga Fushë-Kruja dhe Kruja.
Policia e Krujës në bashkëpunim me prokurorinë ka bërë kontrolle dhe ka arrestuar në flagrancë vetëm në 24 orët e fundit shtetasit Saba Kodheli nga Fushë-Kruja, Arben Demërxhiu dhe Fatmir Shullazi nga Kruja.
Ata akuzohen për veprën penale “ndotje e ajrit” dhe janë kapur nga policia në momentin që kishin ndezur furrat në mënyrë ilegale.
Top Channel