Kushte të paqëndrueshme dhe vranësira gjatë gjithë ditës, parashikimi i motit për këtë të enjte Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte paraditen e së mërkurës në Njësinë Administrative Nr. 6 për të inspektuar përfundimin e punimeve të rrugës “Piro Goda”.
“Jam shumë krenar që e kemi mbajtur fjalën dhe ende pa u mbushur një vit nga dita kur qytetarët votuan për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur, e kemi çuar këtë rrugë në drejtimin e duhur”, tha kryebashkiaku Veliaj. Sipas tij, investimi në këtë rrugë, ashtu si edhe në shumë zona të tjera të Tiranës, i jep vlerë gjithë lagjes duke ofruar standarde urbane.
Veliaj shtoi se do të bëhen edhe disa ndërhyrje në zonën e Kombinatit, edhe për disa sheshe, kënde lojërash, të premtuara një vit më parë.
Ai shtoi se vetëm në vitin e parë kanë përfunduar mbi 20 investime të kësaj natyre në lagje, si dhe 10 rrugë kryesore që lidhin arterie në zona të ndryshme të Tiranës.
Top Channel