Pas hetimeve disa javore Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoria e Antikontrabandës në Dogana ka zbuluar një tjetër rast të kontrabandës së mallrave që paguajnë akcizë.
Lidhur me këtë rast janë vënë në pranga dy persona, përfaqësues të firmës, Roland Shkembi dhe Admir Mehaj.
Nga kontrolli fizik i ushtruar në magazinat e firmës në Tiranë, rezultoi se sasia prej rreth 1 mijë litrash e pijes energjike e prodhuar në Maqedoni, i është shmangur detyrimeve doganore, me qëllim tregtimin e këtij produkti për të cilin paguhet akcizë.
Autoriteti doganor ka sekuestruar sasinë e pijeve energjike dhe ka gjobitur me shumën 425 mijë lekë firmën që ka sjellë dhe po tregtonte mallin në Shqipëri.
Personat e arrestuar akuzohen veprën penale të “Kontrabandës me mallra që paguajnë akcizë” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172 dhe 25 të Kodit Penal.
Top Channel