Veliaj, seancë dëgjimore për sheshin: Projektet do t’i çojmë në fund

17/05/2016 16:55

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbajtur pasditen e sotme një dëgjesë me banorët e njësisë 5 të kryeqytetit në lidhje me projektin për sheshin Skëndërbej.

Në fjalën e tij, Veliaj u ka premtuar të pranishëmve se bashkia do të cojë përpara të gjitha projektet e parashikuara në shërbim të komunitetit.

“Mënyra më e mirë për të ecur përpara është duke punuar e jo duke shkatërruar. Shumë projekte po debatohen në gjykatë, ndërkohë që ne duhet t’i kishim mbaruar”, ka thënë Veliaj.

Në këtë drejtim, kryebashkiaku ka sqaruar se, këndi i lojrave tek Parku i Liqenit do të mbarojë më 1 qershor, “pa kafene”, ndërsa faza e parë e Parkut Olimpik do të mbarojë në vjeshtë.

“Gjithë terrenet poshtë digës do të jenë në funksion të banorëve. Ndërtime tek diga nuk do të ketë, nuk më intereson çfarë gatuan një gjykatë. Nuk ka dyshim njeri as për këndin e lojrave dhe për faktin se askush nuk fshihej pas tij”, ka shtuar Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA