TAP nis shtrimin e tubave

17/05/2016 00:00

Në qytetin e Selanikut u zhvillua ceremonia e nisjes zyrtarisht të punës për ndërtimin e gazsjellësit TAP.

Në ceremoni morën pjesë drejtuesit e qeverive të vendeve ku ky gazsjellës do të kalojë, që nga Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turqia, Greqia, ndërsa Shqipëria u përfaqësua nga zëvendëskryeministri Peleshi..

Gazsjellësi është 878 kilometra i gjatë, nga të cilat 550 kilometra janë në Greqi, 215 kilometra në Shqipëri, 105 kilometra nën det dhe 8 kilometra në Itali.

Në fund të muajit korrik nis shtrimi i tubave në tokën shqiptare, një pjesë e të cilëve kanë mbërritur në Portin e Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA