Skema lehtësuese për biznesin debitor në OSHEE
17/05/2016 00:00
OSHEE vë në dispozicion të bizneseve 4 skema të reja për të lehtësuar pagesën e detyrimeve të prapambetura të energjisë.
“Biznesi që ka detyrim deri në 100 mijë lekë paguan me 24 këste, nga 100 në 500 mijë me 84 këste, nga 500 mijë në 1 mln me 120 këste dhe mbi 1 mln paguajnë me 144 këste ose 12 vjet”, thotë Albana Ferraj, drejtore e Divizionit Tregtar në OSHEE.
Borxhi që bizneset i kanë OSHEE-së kap në total një vlerë prej 15 mld lekësh, prej të cilave 4 mld janë pjesë e akmarrëveshjeve të lidhura tashmë.
Top Channel