MF: Përmirësim i treguesve fiskalë. Rriten të ardhurat nga taksat

17/05/2016 18:45

Ministria e Financave ka publikuar këtë të martë treguesit fiskalë paraprakë për katërmujorin e parë të vitit 2016.

Kështu, sipas një njoftimi për shtyp, të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat u realizuan në vlerën e 113.8 miliardë lekëve, që do të thotë 14.4 miliardë lekë më shumë se 4-mujori i vitit të kaluar.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar ndërkohë në vlerën 11.9 miliardë lekë ose 12.92% më shumë se një vit më parë. Sipas njoftimit, kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së sasisë së cigares së importuar me 189 tonë.

Të ardhurat nga renta minerare kanë arritur në vlerën e 749 milionë lekëve, duke reflektuar në mënyrë direkte efektet e rënies drastike të çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar.

Të ardhurat nga TVSH-ja në import janë realizuar në vlerën 28.9 miliardë lekë, 5.24% më shumë se 4 mujori  i vitit 2015; ndërsa ato nga brenda vendit në 11.5 miliardë lekë.

Gjithashtu, vijon më tej njoftimi zyrtar, ka pasur rritje të ardhurash edhe nga tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale dhe ato nga sigurimet shoqërore e shëndetësore.

Sa i takon shpenzimeve të përgjithshme publike, ato arritën në 114.2 miliardë lekë nga 128.9 miliardë, që ishte plani i hartuar për këtë periudhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA