
Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të një personi ka ndodhur paraditen e së martës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Policia ka bërë të ditur se mjeti tip “Peugeot” me targë AA680NF, që drejtohej nga shtetasi E.M. është përplasur me një motoçikletë, që drejtohej nga shtetasi V.V. 57 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për në Qendrën e Traumave në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shtetasi V.V. po udhëtonte me motoçikletës së bashku me shtetasen T.V. 53 vjeçe, e cila ka marrë plagë më të lehta.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.
Top Channel