Denoncimi në “Fiks Fare”, arrestohet specialisti i Shëndetit Publik
17/05/2016 19:15
Pas denoncimit të bërë nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, Policia e Shtetit arrestoi pasditen e sotme specialistin e Shëndetit Publik, Eljon Karaj.
Akuza që rëndon mbi të është ajo e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Arrestimi i tij u bë me iniciativën e vetë policisë.
Sektori për hetimin e korrupsionit në Drejtorinë e Tiranës nisi procedimin penal ndaj tij, pasi në puntatën e së hënës të emisionit investigativ u transmetuan pamje filmike ku Karaj, specialist i Shëndetit Publik në drejtorinë rajonale, lëshonte libreza shëndetësore të falsifikuara kundrejt shifrës prej 6.000 lekë të reja.
Top Channel