Qeveria: Prokurorë, na hetoni! Mos kini frikë!

16/05/2016 10:40

Duke folur në emër të Qeverisë, ministri i Drejtësisë parashtroi rekomandimet e miratuara më herët nga Këshilli i Ministrave se ku duhet të fokusohet prokuroria në hetimet e saj, që duhet të jenë shpejta dhe të paanshme.

“Padyshim që në sugjerimet dhe në rekomandimet që jep Këshilli i Ministrave, është lufta kundër korrupsionit. Është kryerekomandimi i Këshillit të Ministrave për veprimtarinë e prokurorisë. Ne kërkojmë hetim të plotë për të gjithë. Për këdo, pavarësisht shkallës së hierarkisë që gjendet në administratën shtetërore. Cilido përpara hetimit nuk ka asnjë lloj fobie. Nuk ka pse të ketë asnjë lloj frike. Hetimi është diçka e domosdoshme. Hetimi i veprimtarisë publike, hetimi i sjelljes së zyrtarëve publikë në raport me interesin publik, është i domosdoshëm dhe ne jemi të interesuar që të ketë sa më shumë veprimtari hetimore të pavarur nga ekzekutivi, absolutisht të pavarur nga ekzekutivi, sepse opinioni publik kërkon të dijë të vërtetën”, tha Manjani.

Ministri kërkoi që sa më shumë zyrtarë të lartë të vendosen nën hetim.

“Në këtë fushë ka patur zyrtarë të lartë më shumë se asnjë herë tjetër nën hetim dhe procedura hetimore dhe kjo meriton një përgëzim për shërbimin e prokurorisë dhe nga ana tjetër është dhe një nxitje për vitin në vijim, të shtohet numri, pa asnjë ndrojtje, i zyrtarëve të lartë, edhe më të lartë po të doni ju, duke filluar nga Ministri i Drejtësisë pa asnjë kompleks, për çdo episod që ka nevojë për hetim. Ka përfunduar, më lejoni ta them këtë, ka përfunduar koha kur ekzekutivi refuzon të zbatojë urdhrat e prokurorisë. Për këtë ekzekutiv urdhri i prokurorisë është ligj”, u shpreh Manjani.

“Prokuroria po përballet me volumin më të lartë të punës në historinë e institucionit tonë. Në hetim, në procedim janë raste të shuma të procedimeve penale”, tha kryeprokurori Llalla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA