Një aksident gjatë punës ka plagosur rëndë dy vëllezër shqiptarë në ishullin e Kretës. Ngjarja ndodhi paraditen e së hënës, në lagjen “Proeksoki”, në periferi të kryeqendrës së ishullit, Irakleio, në momentin që dy shqiptarët dhe dy kolegë të tyre po kryenin punime për riparimin e një ballkoni në një godinë të vjetër.
Duket se vjetërsia e godinës ka qenë shkaktare për rrëzimin e murit dhe plagosjen e rëndë të 4 punonjësve.
Autoritetet greke që mbërritën menjëherë në zonë thanë se 3 prej të aksidentuarve, dy shqiptarë dhe një grek të moshave 20, 28 dhe 45 vjeç, janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa përgjegjësi i brigadës së ndërtimit, një grek 45-vjeçar, ka marrë plagë të lehta.
Ata ndodhen në repartin e reanimacionit të spitalit universitar të Iraklios.
Vlen të përmendet se në godinën që po punohej nuk kishte asnjë masë sigurie dhe të katërt punonjësit ranë nga një lartësi 5-6 metra.
Autoritetet thonë se do të hapin një hetim lidhur me ngjarjen, ndërkohë që edhe Sindikata e Punëtorëve të Kretës ka kërkuar dënimin e fajtorëve.
Top Channel