Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Më shumë se 28 mijë rrënjë kanabis sativa janë zbuluar dhe asgjësuar në Sarandë dhe Vlorë nga policia.
Fillimisht, policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, gjatë kontrollit të përbashkët për evidentimin e kultivimit të bimëve narkotike, në vendin e quajtur “ish-Posta Kufitare Perdhikal”, kanë zbuluar dhe asgjësuar në total 26.500 rrënjë bimë narkotike kanabis. 15 mijë rrënjë ishin ende nëpër kubikë, ndërsa 5 mijë të tjera ishin të mbjella në tokë me një lartësi nga 5 deri në 30 centimetra.
Ndërkohë, 1 mijë rrënjë kanabis u zbuluan nga policia e Vlorës të mbjella në anë të lumit në fshatin Resulaj, me lartësi nga 5 cm deri në 10 cm. Edhe në fshatin Sevastër të Vlorë u zbuluan 530 rrënjë kanabis në vendin e quajtur “Pylli Dobre”.
Pas evidentimit të parcelës së mbjellë, policia e shtetit ka bërë shkatërrimin me anë të djegies dhe nisi hetimin për të gjetur personat që kanë kryer kultivimin.
Top Channel