Rishtetëzimi i CEZ, në komision do të pyetet dhe kryeministri Rama

13/05/2016 00:00

Komisioni parlamentar hetimor për çështjen e rimarrjes nga shteti të 76 përqind të aksioneve të CEZ Shpërndarje, miratoi rregulloren dhe diskutoi mbi planin e hetimit.

Deputetët e mazhorancës kërkuan që të ndryshojnë disa formulime dhe terminologji në objektin e hetimit pasi sipas tyre paragjykohet rezultati dhe shkelen procedurat.

Po ashtu sipas tyre, dokumentacioni i administruar duhet te mos kaloje daten e kur marreveshja është votuar në Kuvend. Por për opozitën e cila e ka kërkuar këtë komision nuk ka kufizime në mbledhjen e informacionit. Sipas saj nëse nuk bihet dakort për planin e hetimit secili deputet ka të drejtën që të mbledhë me kërkesë personale çdo dokumentacion që gjykon të arsyeshëm.

E njëjta gjë vlen edhe për dëshmitarët, ku duket se Partia Demokratike do thërrasë para komisionit edhe kryeministrin Edi Rama. Gjithësesi palët kanë rënë dakord për të punuar bashkarisht për hartimin e një plani hetimi të përbashkët, i cili do të miratohet mbledhjen e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA