
Në orën 19:00 luhet sfida më e rëndësishme e javës së parafundit të Kategorisë Superiore, sfidë që mund të vendosë edhe fatin e titullit kampion.
Në Korçë, Skënderbeu kryesues pret Partizanin e vendit të dytë dhe atmosfera e kësaj ndeshjeje ka nisur të ndjehet që në orët e drekës, kur në qytetin jug-lindor kanë zbarkuar tifozët e parë “të kuq”.
Stadiumi është gati për sfidën e mbrëmjes, ndërkohë që në rrugë ka nisur të shtohet prania e forcave të rendit për të garantuar mbarëvajtjen e takimit pa incidente.
Megjithatë, është raportuar një përplasje mes dy grupeve të vogla të tifozerisë, që fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar dhe është mbyllur pa qenë nevoja e shoqërimit të ndonjë tifozi nga ana e policisë.
Top Channel