Kompletohet privatizimi i INSIG, Eurosig blen gjithë paketën e aksioneve

13/05/2016 18:25

E gjithë paketa e aksioneve të kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG Sh.A, është blerë nga kompania private e sigurimeve Eurosig për vlerën e 2.2 miliardë lekëve.

Drejtuesit e kompanisë Eurosig, në një reagim pas mbylljes së procesit të blerjes së aksioneve, thonë se me shkrirjen e dy kompanive në një, shërbimi do të jetë edhe më profesional dhe në nivel me standardet europiane.

Blerja e aksioneve të INSIG cilësohet si “një arritje pas një pune të gjatë ndër vite, me sakrificë dhe përkushtim ndaj qytetarëve”, thuhet në reagimin për shtyp.

Presidenti Kadri Morina siguron të gjithë klientët aktualë të INSIG se shërbimi ndaj tyre do të jetë i sigurtë dhe cilësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA