PS rikthen Akademinë Politike, Rama: Të majtët shohin drejt së ardhmes

12/05/2016 14:20

Pas gati 3 vitesh, Partia Socialiste rikthen Akademinë Politike te fondacioni Qemal Stafa. Me një drejtuese të re tashmë, deputeten Olta Xhaçka, këtë vit akademia do të pranojë 120 studentë.

I pranishëm në ceremoninë e rihapjes së akademisë, ish-drejtuesi i fondacionit “Qemal Stafa”, ministri Saimir Tahiri i bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e saj, pasi është një mundësi shumë e mirë për t’u bërë pjesë e politikës.

Ndersa kryeministri Edi Rama u dha të pranishëmve dhe leksionin e parë të Akademisë Politike. “Të jesh i majtë do të thotë të besosh që ka edhe më mirë, të jesh i djathtë do të thotë të besosh që ka edhe më keq. Ky është dallimi themelor dhe ky është leksioni i parë i akademisë”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se reformat që po ndërmerren nga qeveria e tij janë në shërbim të gjeneratës së re dhe jo të politikës së ditës. E si shembull ai mori të shumëdiskutuarën reformë në drejtësi.

“Reforma në drejtësi është një reformë për gjeneratën tjetër dhe Shqipëria e gjeneratës tjetër nuk mund të ndërtohet pa sakrifica, pa kosto dhe nuk mund të ndërtohet pa ndëshkueshmëri për çka ka ndodhur. Për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës tjetër na duhet përditë që të përballemi me agresivitetin e forcave konservatore, me agresivitetin e një të djathte që është primitive dhe që me të djathtën europiane ka pak, ose aspak të bëjë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA