PSG insiston, gati rinovimi me Luis Enrique deri në vitin 2030
Krimi kibernetik shfrytëzon çdo rast për të goditur përdoruesit, madje edhe kampionatin europian që do të mbahet shumë shpejt në Francë. Hakerat kanë nisur të godasin tifozët duke u dërguar njoftime false për fitim llotarish për eventin sportiv.
Lajmi bëhet i ditur nga kompania e sigurisë Kaspersky. Një email i tillë shpesh përmban grafika me materiale zyrtare, si logo e Uefa Euro 2016, dhe ato të sponsorëve, por në fakt janë kurthe. Duke menduar se merr çmim në fakt, përdoruesit i përgjigjen duke i dërguar informacione personale që përfundojnë direkt në duart e krimit kibernetik.
“Adresa e destinuesit është zgjedhur rastësisht nga një numër i madh adresash emaili. Kemi regjistruar raste ku i njëjti sulm është transmetuar në mesazhe me tekste të ndryshme. Mashtruesit përdorin edhe adresa të ndryshme emaili”, shpjegon Kaspersky.
Top Channel