Superkupa e Italisë, Conte: Në fund të fundit, ata qç kujothen jnë vetëm fituesit…
E ardhmja e Cristiano Ronaldos duket se do të jetë telenovela e radhës e merkatos së transferimeve. Media franceze ka ndezur akoma më shumë zërat në lidhje me këtë çështje, duke e trembur jo pak Realin e Madridit dhe duke mos e përjashtuar mundësinë e kalimit të tij te PSG.
Këtë radhë është ‘Le Parisien’ ajo që flet për këtë çështje, duke bërë të ditur se tashmë është arritur një marrëveshje verbale mes agjentit të futbollistit Jorge Mendes dhe presidentit të klubit francez Al Khelaifi. Sipas kësaj marrëveshjeje, Ronaldo do të pranojë kalimin te kampionët e Ligue 1 nëse nuk do të rinovojë kontratën me Realin e Madridit, e cila skadon në vitin 2018.
Ronaldos padyshim që do t’i ofrohet një kontratë e majme nga parizienët, por për 31 vjeçarin aspekti ekonomik nuk është i vetmi që vlen. Sulmuesi ka kërkuar që PSG te jetë një skuadër në gjendje që të luftojë për trofe në të gjitha aktivitetet.
Top Channel