Paja thirrje fansave: Mbillni pemë

10/05/2016 00:00

Aktori i “Portokalli”, Gaz Paja, është një nga personazhet më aktivë të shoqërisë civile, veçanërisht kur bëhet fjalë për ambientin dhe mbrojtjen e natyrës.

Gazin e kemi parë shpesh në fushatat e pastrimit të plazheve apo zonave të tjera turistike, e së fundi aktori u ka bërë thirrje fansave të tij që të japin kontributin e tyre në mbjelljen e pemëve.

“Mbill një pemë sot, krijo një të ardhme nesër”, shkruhet në mesazhin që aktori Paja ka përcjellë për fansat e tij.

Top Channel