Rrëfimi i Fabrizio Miccioli: Juventus më poshtëroi duke më lënë vetëm në autobus, në burg luaja në portë sepse…
Zyrtarët më të lartë të FIFA mbërritën në Meksikë, ku më 12 dhe 13 maj do të mbahet Kongresi i 66-të i këtij institucioni.
Në këtë Kongres, tema për të cilën do të diskutohet më shumë është përshpejtimi i reformave në mënyrë që të largohen sa më shpejt hijet e korrupsionit që janë shfaqur gjatë gjithë këtyre muajve në qeverinë e futbollit botëror, një skandal që solli edhe arrestimin e 41 zyrtarëve nga policia zvicerane me kërkesë të prokurorisë amerikane.
Një tjetër çështje që do të shqyrtohet në këtë Kongres është edhe reduktimi i numrit të Komiteteve në FIFA nga 26 në 7.
Por jo vetëm kaq, Kongresi i FIFA do të vendosë gjithashtu nëse do të anëtarësojë Federatën e Futbollit të Kosovës në këtë organizëm, kur vetëm pak ditë më parë ajo u bë anëtare me të drejta të plota edhe në UEFA.
Top Channel