Librazhd, pranga 31-vjeçarit për dhunë në familje
10/05/2016 00:00
Agjentët e krimeve në komisariatin e policisë së Librazhdit kanë bërë në orët e fundit ndalimin e një 31-vjeçari, nën akuzën e dhunës në familje.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Astrit Çota, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes 25 vjeçe.
Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Elbasanit, për akuzën e “dhunës në familje”, shtojnë më tej burimet.
Top Channel