Ja 18 stadiumet më të mëdhenj në botë

10/05/2016 00:00

Stadiumet, vendi ku skuadrat shkruajnë historinë, ndërsa tifozët shfaqin gjithë pasionin për idhujt e tyre.

Të gjithë do të donit të shikonit skuadrën e zemrës në njërin nga këto stadiume, aty ku atmosfera është elektrizuese e që do ta mbanit mend shumë gjatë.

“Business Insider” ka bërë një renditje të 18 stadiumeve më të mëdha në botë nga të gjitha kontinentet. Dominon Azia me 6  të tillë, e ndjekur nga Europa me 5 stadiume.

Edhe pse pa ndonjë traditë të mëdha, është Koreja e Veriut që ka stadiumin më të madh në botë. “Rungrado May Day” është i pari në këtë listë. Ai është stadiumi kombëtar në Korenë e Veriut. Ka kapacitet prej 150 mijë vendeve, por nuk jemi shumë të sigurt se sa mundësi keni për të shikuar një ndeshje në këtë stadium. Gjithsesi, kjo nuk i heq faktin se është më i madhi në botë. I dyti në këtë listë renditet “Camp Nou” i Barcelonës, ndërsa nuk mungojnë edhe “Wembley” e “Signal Iduna Park” i Dortmund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA