Votimi i reformës në parim, përshëndesin Rama e Meta

09/05/2016 12:30

Miratimi në parim i reformës në drejtësi është përshëndetur dhe nga dy krerët e maxhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta.

Nëpërmjet një postimi në Tvvitter, Rama e quan një hap të madh përpara këtë të komisionit të posaçëm. “Hap i madh përpara votimi në parim i draftit kushtetues të Reformës në Drejtësi nga Komisioni i Posaçëm, bash në ditën e Europës”, shkruan Rama.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta e quan votimin mesazhin më të mirë në ditën e Europës. “Përshëndes miratimin në parim të Reformës në Drejtësi. Të vazhdojë me përkushtim miratimi përfundimtar i Reformës. Ky, mesazhi më i mirë në ditën e Europës”, shprehet z. Meta.

Këtë paradite komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi miratoi në parim draftin kushtetues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA