Në Shkodër u përurua muzeu “Marubi”, ku janë ekspozuar veprat e fotografit të njohur. Në ceremoni, kryeministri i vendit tha se u mbyll rrugëtimi i një thesari të injoruar deri më tani.
“Këtu përmbyllet një rrugëtim i gjatë, i rrezikshëm deri në zgript të ekzistencës, i një thesari tragjikisht të injoruar për dhjetëra vite me radhë”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se, vepra e Marubit mbart me vete simbolin e historisë së shqiptarëve të viteve kur Marubi edhe jetoi.
“Nuk ka asnjë të dhënë se emigranti nga Italia, Pietro, të ketë hasur ndonjë vështirësi për të bërë letrat këtyre anëve tona dhe për t’u kthyer në zotin Pietro, i pari i një dinastie dritëshkruesish shkodranë, të cilët mblodhën në kutinë e zezë me tre këmbë thesarin e kujtesës pamore të kohërave shqiptare që jetuan”, u shpreh kryeministri Rama.
Top Channel