Rikonstruksioni i sheshit “Skëndërbej”, LSI dëgjesë me ekspertët

09/05/2016 18:30

Anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Tiranës zhvilluan një dëgjesë publike me ekspertë dhe arkitektë për projektin e rindërtimit të sheshit “Skënderbej” në Tiranë.

Duke marrë fjalën, kryetari i këshilltarëve Shezai Rrokaj theksoi se këto dëgjesa janë të rëndësishme për të marrë një vendimmarrje në interes të qytetarëve.

“Sheshi i Tiranës nuk mendojmë se duhet të ketë për promotor zhvillimi makinat. Ka pak hapësirë për të qenë një shesh që u takon qytetarëve të shijojnë zemrën e territorit të një metropoli siç është Tiranë dhe në këtë kuadër ne mbështesim konceptin për t’ua kthyer sheshin qytetarëve. Ne duam që ky projekt realisht të bëhet i qytetarëve, realisht të realizojë ato elementet të domosdoshme për një shesh të një metropoli. Ne mendojmë që të marrim mendimet e ekspertëve për këtë çështje”, tha Rrokaj.

Në të njëjtat linja, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali theksoi se krahas mendimit të ekspertëve të fushës, edhe qytetarët duhet të ftohen të japin mendimet e tyre që vendimmarrja të jetë në interes të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA