Basha për mandatin e Kokëdhimës: Triumf i drejtësisë

09/05/2016 14:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një deklarate për shtyp përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës, duke e konsideruar “një triumf të ligjit dhe të drejtësisë”.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës është një triumf i ligjit dhe i drejtësisë, edhe pse paligjshmëria dhe zullumi i oligarkëve është i pamatë e i pafund, e nuk mbaron me të dekretuarin prej Ramës si kryeministri i Jugut”, shprehet Basha.

”Megjithatë, kjo është një betejë e fituar e Kushtetutës me shkelësin e saj, e ligjit me abuzuesin, e Partisë Demokratike me oligarkun, e qytetarëve me hajdutin. Ky është vendim drejtësie në Ditën e Europës.”, shtoi më tej kreu i demokratëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA