“Balkanfila”, çmimi i madh për bullgarin Panchev

09/05/2016 00:00

“Balkanfila” e quajtur ndryshe si gara e koleksionistëve të pullave postare e objekteve të filatelisë, ka mbyllur garën 5 ditore duke shpallur edhe fituesit në një ceremoni të veçantë.

Mes 101 koleksionistëve nga Ballkani, me medalje ari u nderuan koleksionistët shqiptarë: Diana Isufaj, Edmond Bendo, Thimjo Nika e Vasil Xhitoni, ndërsa Çmimi i madh i Ekspozites shkoi per koleksionistin bullgar Spas Panchev.

“Falenderoj organizatorët për organizimin shumë të mirë të punës. Do ta lëmë Shqipërinë duke marrë me vete kujtime shumë të bukura nga kjo ekspozitë e shkelqyer si edhe nga mikpritja e mrekullueshme e popullit shqiptar. Idetë tuaja janë brilante dhe unë besoj fort se shumë shpejt ju do të organizoni një ekspozitë europiane, ndoshta pse jo në vitin 2020”, tha Panchev.

Balkanfila e nisi rrugetimin ne vitin 1965 me edicionin e parë të saj në Varna, ndërsa Shqiperia e mirëpriti për herë të parë këtë organizim në datat 5-8 maj, duke mbyllur kështu edicionin e tetëmbëdhjetë të këtij evenimenti.

Top Channel