Armë drejt Greqisë, pranga 24-vjeçarit në Korçë
09/05/2016 22:10
Agjentë të policisë së Korçës kanë arrestuar pasditen e kësaj të hëne një të ri 24-vjeçar, për mbajtje të paligjshme të armëve luftarake.
Burime policore bëjnë me dije se arrestimi është kryer pas një hetimi 2-mujor, si rezultat i të cilit shtetasit Armando Begolli i janë gjetur një armë zjarri tip Kallashnikov dhe 30 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Sipas burimeve, nga hetimet janë ngritur dyshimet se ky shtetas synonte t’i trafikonte në Greqinë fqinje, por arrestimi i tij ka bërë që plani të dështojë.
Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Korçës, për akuzat e “posedimit pa leje” dhe “trafikimit të armëve luftarake”, shtojnë më tej burimet.
Top Channel