Kush është hajduti?
08/05/2016 00:00
Drejtësia italianë nuk ka ngritur dot akuza ndaj atyre që i quan “Binjakët Lupin”. Dy vëllezërit shqiptarë të cilët u arrestuan në vitin 2014 për një seri grabitjesh banesash në veri të Italisë u kapën pasi iu gjet ADN-ja në një makinë të vjedhur, por është pikërisht kjo ADN që i ka shpëtuar. Edmond dhe Eduard Trushi kanë të njëjtin kod gjenetik dhe për këtë arsye është e pamundur të bësh me faj për vjedhjen njërin apo tjetrin.
Duke qenë se nuk mund të gjendet fajtori, vëllezërit i kanë shpëtuar dënimit.
“Vëllezërit Lupin” vepronin në të gjithë veriun e Italisë, nga Piemonte në Toskanë, duke grabitur vila dhe apartamente.
Edmondi dhe Eduardi mund të dallohen nga njëri-tjetri vetëm falë tatuazheve.
Top Channel