Korçë, 11 persona për gjykim për 750 kg kanabis

08/05/2016 14:00

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 11 persona të akuzuar si organizatorë të prodhimit dhe shitjes së rreth 750 kg kanabis, e cila u zbulua gjatë operacionit të koduar “Velçani”. Ndërkohë, 4 persona të tjerë, akuzohen për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Korçës rezulton se, në datë 29.10.2015, punonjësit e policisë, në bazë të një informacioni të marrë kanë shkuar në fshatin Velçan (Bashkia Maliq), ku në një zonë të pyllëzuar ndodhej një çadër e ndërtuar me dru dhe e rrethuar me plastmas. Kur punonjësit e policisë janë afruar kanë konstatuar në hyrje të çadrës një person, i cili sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë futur në çadër ku janë konstatuar se ndodheshin dhe katër persona të tjerë, tre prej tyre kanë mundur të largohen kurse njëri prej tyre (shtetasi Kristjano Tota) është kapur në flagrancë. Nga kqyrja e çadrës është konstatuar se brenda në të ndodhej një sasi e madhe bimësh, të cilat sipas akteve të ekspertimit rezultuan të llojit “Cannabis Sattiva”, si dhe dy armë zjarri ku njëra ishte armë zjarri automatike.

Më pas, hetimet i ndoqi Prokuroria e Korçës, në bazë të veprimeve të të cilës u zbulua i gjithë grupi, i përbërë nga 11 persona, të gjithë të arrestuar. Ndërkohë, 4 persona të tjerë u hetuan në gjendje të lirë, për veprën penale të “moskallëzimit të krimit”.

Në përfundim të hetimit, Prokuroria ngriti akuzat për personat, si më poshtë:

 Të akuzuar si organizatorë të kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike:

1.      Elton Tota
2.      Gen Tota
3.      Nexhip Ibrahimllari
4.      Mariglen Zaçellari
5.      Mikel Çyçllari
6.      Mirsen Zaçellari
7.      Kristjano Tota
8.      Geront Latollari
9.      Nikola Blacëri
10.  Xhuljano Salaj
11.  Emanuel Çyçllari
 
Të akuzuar për moskallëzim krimi:

1.  Rixhens Gorosela
2.  Martin Kreka
3.  Enrik Bonollari
4.  Florenc Leka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA