Ja si përfundoi Arlind Korreshi pas dhunës së tifozëve dibranë (Video)

08/05/2016 00:00

Ndeshja e Kategorisë së Parë mes Korabit të Peshkopisë dhe Kastriotit të Krujës ka qenë e tensionuar para dhe gjatë lojës, por tensionet kulmuan me fërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit të takimit, fërshëllimë që në vend që të nxirrte jashtë futbollistët, hodhi në fushë tifozët vendas.

Këta të fundit u vërsulën me grushte, shkelma dhe sende të tjera të forta me një shënjestër të vetme, lojtarët e Kastriotit.

Një nga ata që e ka pësuar më keq ishte Arlind Korreshi, i cili, siç shihet nga pamjet, ka marrë disa dëmtime në kokë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta