
Tregtimi në rrugë, pa asnjë masë mbrojtëse i mishit, peshkut dhe bulmetit mbetet një problematikë e mprehtë në të gjithë vendin, me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë ushqimore të konsumatorëve.
Pas Rrogozhinës, Agjencia Kombëtare e Ushqimit (AKU) i vijoi inspektimet e tregjeve të hapura në Bashkinë e Kavajës. I therur në rrugë e trotuare, mishi i kafshëve, por edhe peshku, qumështi e djathi shiten të eskpozuara ndaj pluhurit, diellit dhe faktorëve të tjerë ndotës. Në këto kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme dhe në shkelje të hapur me ligjin, inspektorët e AKU-së sekuestruan sasi te konsiderueshme produktesh ushqimore.
Rezulat i këtij inspektimi ishte konfiskimi i afro 100 kg mish, 200 kg peshk, si dhe produkte të tjera ushqimore me bazë shtazore, ndërsa lidhur me situatën në këto tregje pritet të merren masa disiplinore edhe ndaj Bashkisë së Kavajës, e cila i ka ato nën administrim.
Top Channel