Vogëlushja pa duar fiton çmimin për kaligrafinë

07/05/2016 05:24

Anaya Ellick, është një vajzë 7 vjeçare nga Chesapeake, SHBA, e cila ka arritur të fitojë një konkurs kombëtar për shkrimin e dorës.

Deri këtu nuk ka asgjë të veçantë, por Anaya ka lindur pa duar. Megjithatë, ajo ka arritur të dalë e parë nga 50 fëmijë të përzgjedhur nga shtete të ndryshme amerikane.

“Pak gjëra janë të parealizueshme për këtë vajzë. Ajo është një punëtore e madhe; ajo ëshë e vendosur dhe e pavarura”, tha Tracy Cox, një përfaqësuese e shkollës ku 7-vjeçarja mëson.

Në vend të protezave, Anaya e mban stilolapsin me parakrahun e saj, duke e kontrolluar në mënyrë të shkëlqyer.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA