Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, projektligji për buxhetin shqyrtohet të hënën Me 740 vota të delegatëve të Konventës së Jashtëzakonshme të Partisë Demokratike të Kosovës dhe pa asnjë votë kundër, Kadri Veseli është zgjedhur kryetar i ri partisë më të madhe kosovare.
Edhe pse gara për kryetar ishte e hapur prej disa javësh, asnjë zyrtarë i PDK-së nuk ka dalë kundër kandidat i Veselit, ndërsa ky i fundit i falënderoi anëtarët për besimin unanim por edhe ish-liderin partiak.
“Jeta më ka mësuar se asgjë më të shenjtë nuk ka sesa besimi i njeriut dhe faleminderit për këtë besim, do të jem mirënjohës gjithmonë. Falënderimi i parë shkon për njeriun që e udhëhoqi, ndërtoi dhe krijo PDK-në, presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin”, tha Kadri Veseli.
Kryetari i ri i PDK-së që mbanë edhe detyrën e kryeparlamentarit kosovarë u zotua se do të punojë në reformim të partisë duke hapur dyert për kuadro të reja, ndërsa premtoi vazhdimin e punës për fuqizimin e shtetit të Kosovës.
“Jam shumë i sigurt se PDK do të vazhdojë qëllimin dhe vizionin e saj për shtet të pavarur dhe sovran, të zhvilluar ekonomikisht dhe që punon çdo moment për ndërtimin e shtetit, ne jemi parti pro-evropiane”, shtoi kryetari i ri i PDK-së.
I pari që e ka uruar zgjedhjen e Veselit ka qenë ish-lideri i PDK-së Hashim Thaçi.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë më 1999, emri i Kadri Veselit ishte i njohur në opinion për punën që ai ka bërë për themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në udhëheqjen e Shërbimit Informativ të Kosovës deri më 2008 kur edhe zyrtarisht e deklaroi të mbyllur.
Veseli zyrtarisht i është bashkuar PDK-së më 2 nëntor 2012 ku mori edhe librezën partiake në vendlindjen e tij në Mitrovicë, për të vazhduar pastaj marrjen e detyrave udhëheqëse në parti dhe në institucione.
Top Channel