PD, Boçi: Miku i Olsi Ramës në krye të RTSH-së

07/05/2016 13:05

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, në një deklaratë për mediat ka akuzuar kryeministrin Rama se po zapton fondet e parashikuara për RTSH-në, duke emëruar një person me lidhje të ngushta me vëllain e tij, Olsi Rama.

“Edi Rama ka bërë publik udhërrëfyesin se si mund të bëhesh drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, të këtij institucioni me mijëra të punësuar, me fond 20 milionë euro në vit, dhe me disa tendera dhjetra milionë euro në vazhdim”, ka thënë Boçi.

Ai ka treguar një foto të publikuar në media, ku shfaqet vëllai i kryeministrit Rama dhe drejtori i ri i RTSH-së.

“Kjo foto është mesazhi i Edi Ramës për këdo që aspiron të bëjë karrierë, të drejtojë institucione të rëndësishme në vend. Rregulloje me Olsin dhe e ke të garantuar. Kjo është oligarkia në aksion, korrupsioni ulëritës dhe nepotizmi pa asnjë limit”, ka thënë Boçi.

Sipas tij, Thoma Gëllçi nuk është sot drejtor i RTSH për shkak të vizionit, pasi e kaluara e tij në krye të organit zyrtar të partisë komuniste nuk ia lejon.

“Nuk është aty për shkak të integritetit, apo cilësive të tjera, sepse ato nuk i ka. Eshtë aty për shkak të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit. Ja pra si përfundoi Radio Televizioni Shqiptar në Olsi Radio Televizion”, ka shtuar Boçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA