Paskal Milo: Jemi shtet sovran dhe anëtar i NATO-s, Lu mos të kalojë vijën e kuqe

07/05/2016 15:05

E ndërsa ambasadori amerikan ka lëshuar ultimatum për klasën politike në Shqipëri në lidhje me reformën në drejtësi, vjen edhe zëri i pare publik nga radhët e politikës që i kujton Donald Lu që të mos e kalojë vijën e kuqe të statusit të tij diplomatik.

Paskal Milo, kreu i Partisë Demokracia Sociale dhe ish ministër i  Jashtëm, thotë se Shqipëria është shtet sovran dhe anëtar i NATO-s. Ai deklaroi se misionet diplomatike nuk mund ta identifikojnë Shqipërinë me këtë katundari politike.

“Misionet diplomatike të SHBA dhe BE në Tiranë kanë arsye të jenë të lodhur, të zhgënjyer e të zemëruar me klasën politike shqiptare dhe me disa pseudo deputet. Ata nuk e identifikojnë Shqipërinë dhe shqiptarët me këtë katundari politike e parlamentare. Ndaj edhe i bëj thirrje ambasadorit mik amerikan, që për hir të kokëfortësisë së Berishës apo të skifterëve të tjerë të politikës shqiptare, krahët e të cilëve duhet të ishin prerë me kohë, të mos kapërcejë vijën e kuqe të statusit të tij diplomatik, sepse Shqipëria mirë apo keq, ka qënë dhe mbetet një vend i pavarur, anëtar i NATO-s, sovraniteti i të cilit duhet reskpektuar në të gjitha rrethanat. Unë e kuptoj simbolikën e mesazheve të tij dhe në përdorimin e gjuhes së pazakontë diplomatike, sepse siç thuhet në Shqiperi “kështu i do mushka drutë”, por nëse mërzitet nga intrigat bizantine të politikes shqiptare, shpenzimet nuk duhet t’i paguajnë të gjithë shqiptarët. Shqipëria është mbi partitë politike”, tha Milo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA