‘E ke fytyrën si skuth’, Vrenozi me Selin debatojnë ashpër për Kristin
Karim Benzema vazhdon të qëndrojë mes polemikave për një arsye apo tjetrën, diçka që ai fare mirë mund ta kishte evituar.
Këtë radhë sulmuesi i Realit të Madridit është shfaqur në një video muzikore të reperit Boba, që është edhe miku i tij, një video kjo për të cilën do të diskutohet shumë.
Në këtë video që pasqyron jetën në periferitë e qyteteve të mëdha franceze, Benzema shfaqen pako me para, armë e drogë. Sigurisht Benzema shfaqet vetëm pak sekonda si plan i parë dhe jo i rrethuar nga këto objekte, megjithatë fakti që ai ka marrë pjesë në xhirimin e këtij videoklipi nuk do ta ndihmojë shumë atë.
Për t’u theksuar është se në xhirimin e kësaj videoje polemizuese nuk mori pjesë vetëm Benzema. Në të shfaqet edhe futbollisti i PSG, Kurzawa, edhe ky një mik i reperit Boba.
Top Channel