Cilat hormone sjellin lumturi dhe si t’i aktivizoni ato, mirëqenia fillon nga brenda
Nëse konsumoni të paktën një herë në javë çokollatë, të çfarëdolloji, ju ndihmon të përforconi inteligjencën.
Ky është përfundimi i një studimi të Georgie Chrichton të Universitetit të Australisë së Jugut, të botuar në revistën Appetite.
Çokollatë, në veçanti ajo e zezë, që është më e pasur me antioksidantë nga familja flavonoid, njihet nga shumë studime shkencore për efeket e tij pozitive në shëndet, për shembull kardiovaskular.
Por megjithatë studiuesit kanë dashur të tregojnë efektet afatgjata mbi inteligjencën, të ndikuar nga konsumi i rregullt i kësaj ëmbëlsire. Por deri tani në fakt, studimet analoge ishin fokusuar vetëm tek efektet afatshkurtra, efektet direkt pas konsumit.
Shkencëtarët italianë kanë eksperimentuar konsumin e çokollatës në 968 individë të moshave 23-98 vjeç në harkun e 30 viteve, ‘duke administruar’ periodikisht pyetësorët e ushqimit.
Në veçanti për këtë studim të anketuarve u është kërkuar të tregojnë se sa shpesh e përdorin çokollatën. Më pas ata i janë nënshtruar disa testeve të inteligjencës në fusha të ndryshme, si kujtesë vizive, punë, verbale etj.
Rezultati? Një konsum i përjavshëm i çokollatës ka lidhje me inteligjencën më të lartë në të gjitha fushat. Dhe efekti shihet jo vetëm me çokollatën e zezë, por çfarëdolloj çokollate.
Top Channel