Incidenti në aeroport, anulohen disa fluturime e të tjera shtyhen

03/05/2016 00:00

Incidenti që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Aeroportin e Prishtinës e ka mbajtur për rreth 24 orë të mbyllur atë. Qindra udhëtarë, që kanë pasur në plan të fluturojnë këtë të martë në vende të ndryshme, po vazhdojnë të mbahen nëpër hotele në Prishtinë, ndërsa komisioni për hetimin e aksidenteve aeronautike vazhdon hetimin mbi incidentin.

Punonjës të specializuar të Aviacionit janë sjellë nga Turqia në Kosovë për të larguar aeroplanin nga pista, ku ishte ndalur një natë më parë pas një incidenti gjatë uljes, si pasojë e reshjeve të shiut.

Koordinatori i fluturimeve në Aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës, Driton Hyseni ka treguar se, asnjë udhëtar nuk ka pësuar lëndime gjatë incidentit, ndërsa deri në orën 16 të së martës, kur është rihapur aeroporti, janë anuluar disa fluturime.

“Mbrëmë kishim tri fluturime, të cilat nuk operuan në aeroportin tonë. Sot kemi 4 fluturime, të cilat janë tërësisht të anuluara. Kemi 3 fluturime që janë shtyrë për më vonë e po ashtu 4 fluturime, që kanë vijuar operimin në Aeroportin e Shkupit”, tha Driton Hyseni, koordinator i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës.

Si pasojë e shtyrjes së fluturimeve, qindra udhëtarë kanë qëndruar para zyrave të agjencive për të siguruar udhëtimin e tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta