Shtëpia ku u rrit legjenda e boksit botëror Muhamed Ali, në Luisvil, u kthye në muze. Ceremonia e përurimit u zhvillua këtë fundjavë dhe i pranishëm në të ishte vëllai i Muhamed Ali, Rahman. Për këtë të fundit, ky muze, në të cilin tregohet jeta e legjendës së boksit dhe familjes së tij, është diçka vërtet e bukur.
“Jam shumë i emocionuar. Për mua është si të festoj Krshtilindjet, një fillim i ri”, thekson Rahman Ali.
Shtëpia ku Cassius Clay dhe vëllai i tij Rudolf jetuan në periudhën 1947-1961, përpara se të ndryshonin emrat, qëndroi e boshatisur deri në momentin që u ble nga avokati Xhorxh Boketo dhe agjenti i shitjes së pasurive të patundshme Xhares Ueis. Ishte ky i fundit që ndihmoi në rinovimin e kësaj shtëpie dhe shndërrimin e saj në një muze për Muhamed Ali.
Top Channel