Kurajo në Jerusalem, amerikania ruan ekuilibrin në 30 m lartësi
02/05/2016 00:00
E quajnë Heather Larsen dhe është një ekuilibriste. Amerikania u shfaq në qytetin e vjetër të Jerusalemit, teksa kalonte nga një kullë në tjetrën nëpërmjet një litari në një lartësi prej 30 metrash për të bërë historinë në një qytet historik, siç deklaron ajo vetë.
Larsen, pasi përshkoi fillimisht 35 metra mes kullave, e përsëriti të njëjtin veprim duke kaluar në një litar 20 metra brenda mureve rrethuese të Muzeut “Kulla e Davidit”.
“Kulla e Davidit” që njihet edhe si Fortesa e Jerusalemit përfshin në të muzeun që përshkruan 4000 vitet e historisë së këtij qyteti.
Top Channel