Gjermani, trazira para konferencës së ekstremit të djathtë

30/04/2016 11:15

Trazira janë verifikuar këtë të shtunë në Shtutgart të Gjermanisë, ku qindra protestues të krahut të majtë janë përpjekur të pengojnë njerëzit të merrnin pjesë në një konferencë të ekstremit të djathtë.

Partia Alternativa për Gjermaninë pritet të riafirmojë qëndrimin e saj të hapur kundër Islamit gjatë takimit.

Forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar disa qindra protestues, kanë përdorur spraj djegës në drejtim të turmës. Gjithësej janë vendosur 1.000 agjentë për të ruajtur sigurinë.

ApGj synon të ndalojë mbajtjen e burkës dhe të shpallë të paligjshme minaret në Gjermani. Pavarësisht protestave, konferenca e kësaj partie ka filluar sikurse ishte planifikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA