Siri, Alepo tronditet nga luftimet e reja; të paktën 26 të vrarë

29/04/2016 20:20

Qyteti i ndarë i Sirisë, Alepo, ka kaluar një tjetër ditë me luftime intensive. Media shtetërore bëri me dije se, rebelët bombarduan një xhami në zonën e kontrolluar nga trupat qeveritare, Bab al Faraj, duke vrarë 15 persona.

Ndërsa në zonën e kontrolluar nga rebelët, sulmet ajrore qeveritare lanë të paktën 11 të vdekur dhe shkatërruan një kompleks mjekësor, i dyti që goditet brenda javës.

Ushtria ndërkohë deklaroi se “regjimi i qetësisë” do të fillojë në zonat e tjera të vendit, duke filluar nga ora 01:00 e së shtunës.

Në një deklaratë për shtyp saktësohet se armëpushimi do të zgjasë 24 orë në Damask dhe në rajonin Ghouta Lindore, jashtë kryeqytetit, dhe 72 orë në provincën lindore Latakia.

Megjithatë, autoritetet nuk shpjeguan përse kjo masë është e përkohshme dhe as përse nuk do të përfshijë Alepon, ku përshkallëzimi i dhunës gjatë javës ka lënë mbi 200 civilë të vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA