
Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama, zhvilloi një takim me skuadrën Olimpike në “Times Square” pikërisht 100 ditë nga Starti i Lojërave të Rio de Janeiros në muajin gusht.
“Dua të falënderoj skuadrën tonë të Lojërave Olimpike dhe atyre Paraolimpike për përfaqësimin e vendit në Brazil. Ne u urojmë sportistëve fat edhe pse nuk kanë shumë nevojë për të, pasi ata janë shumë të mirë. Duam që ata të vazhdojnë të na bëjmë të ndihemi krenarë për ta si sportistë, por më shumë si modelë dhe si ambasadorë të SHBA”, tha Michelle Obama.
Ndërkaq në “Broadway”, Komiteti Olimpik Amerikan kishte krijuar një lloj skene sportive për t’i dhënë mundësi publikut të takohet me të gjithë anëtarët e skuadrës olimpike dhe për t’u përfshirë në atmosferën që sjellin Lojërat Olimpike.
Top Channel