Joe Hart, një pritje 13 mijë euro

28/04/2016 00:00

Pritja që Joe Hart bëri në rastin e Pepes kundër Real Madrid të martën në mbrëmje, i dhuroi Manchester Cityt dhe vetes, një fitim të majmë.

UEFA dhuron nga 500 mijë euro çdo skuadre e cila e mban rrjetën të paprekur, ndërsa portieri i Cityt ka një klauzolë në kontratë që përfiton bonuse sa herë nuk arrin të mposhtet.

Në Premier League, Hart paguhet rreth 6400 euro, ndërsa në Champions League shifra shkon në 13 mijë euro.

Këtë sezon, në Champions, “qytetarët” kanë mbyllur tre ndeshje pa pësuar gol: kundër Dynamo Kiev në raundin e 16-s (1-0); kundër PSG në çerekfinale (1-0); dhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real (0-0).

Hart gjithashtu nuk është mposhtur në 15 ndeshje këtë sezon në kampionat dhe në total, deri më tani, ka futur në xhep rreth 135 mijë euro.

Top Channel