Papa Françesku firmos dekretin e martirizimit të 38 priftërinjve katolikë shqiptarë

27/04/2016 00:00

Pas shpalljes martirë nga Papa Françesku të 38 priftërinjve të kishës katolike, që u vranë nga regjimi komunist në periudhën 1945-1974, Arkipeshkvia e Shkodrës është shprehur se, Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare do të caktojë edhe datën e vendin, ku do zhvillohet kremtimi solemn i Lumturimit.

Ati i Shenjtë, duke pranuar në audiencë kardinalin Angelo Amato, prefekti i Kongregatës për çështjen e Shenjtërve, nënshkroi dekretin e Lumturimit të 38 shërbëtorëve të hyjit, imzot Vinçenc Prenushi e shokët, martirë.

Firmosja e dekretit është akti i fundit, pas itinerarit të gjatë të procesit dioqezan, rezultati i të cilit është studiuar gjatë dhe është miratuar si nga Komisioni i Teologëve, ashtu edhe nga kardinalët.

Top Channel