Kufizime të ujit në disa zona të Tiranës

27/04/2016 00:00

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë njoftoi këtë të mërkurë për kufizime të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit.

Shkak i këtyre furnizimeve, sipas UKT-së, është dëmtimi i një tubacioni kryesor si pasojë e rrëshkitjes së dherave.

Kufizime të furnzimit do të kenë zona e Tiranës së Re, Komuna e Parisit, Qesaraka, Shkoza, Sauku dhe Sanatoriumi.

“Po punojmë intensivisht për zgjidhjen e situatës duke angazhuar të gjitha forcat në terren”, thotë UKT.

Top Channel